Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, do të pritet në takim në Bruksel nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, raporton Fol Drejt.
Pas takimit pritet të mbahet edhe një konferencë e përbashkët në ora 17:00.
Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, përpara takimit me Kurtin, një të tillë do ta zhvillojë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Megjithse nuk është bërë publike agjenda e takimit, besohet se një ndër çështjet do të jetë edhe situata në veri./FolDrejt/