Duke filluar sot në orën 09:00, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq do të takohen në Bruksel.
Ata së pari do të kenë takime bilaterale me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, përcjell Fol Drejt.
Pas takimeve bilaterale do të ketë edhe takim trilateral, ku pas kësaj pritet të ketë një deklaratë për media nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i cili do të shpalosë detaje nga takimi.
Që nga dy maji ky është takimi i parë në mes të dy liderëve./FolDrejt/