Në Kosovë sot do të mbizotërojë një mot me vranësira por edhe me intervale me diell.
Sipas IHMK-së kjo situatë stabile meteorologjike vjen si rezultat i masave të qëndrueshme të ajrit të cilat do të jenë prezent mbi territorin tonë, transmeton Fol Drejt.
Situatë pothuajse e ngjashme meteorologjike do të mbizotërojë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me luhatje të lehta në vlerat e temperaturave ekstreme, minimaleve dhe maksimaleve.
Temperaturat minimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare./FolDrejt/