Presidentja e Hungarisë Katalin Novak, do të vizitojë sot Kosovën.
Sipas njoftimit zyrtar, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, është e para që do ta takojë Novak pasi do ta presë në Aeroportin e Prishtinës.
Novak pritet që të arrijë në Kosovë rreth orë 09:00.
Teksa nga ora 09:20, Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu e pret me ceremoni shtetërore homologen hungareze, ndërsa pas takimi do të kenë edhe konferencë të përbashkët për media./FolDrejt/