Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të dorëzohet peticioni, nëpërmjet të cilit kërkohet tërheqja e 30% të mjeteve nga Trusti, shkruan Fol Drejt.
Nënshkrimet janë mbledhur në të gjitha komunat e Kosovës.
Organizatorët e këtij peticioni, pritet të takohen me Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjifcën, partia e të cilit është shprehur kundër kësaj ideje.
Ua kujtojmë se në seancën parlamentare të 23 qershorit, nuk pat kaluar projektligji që mundëson tërheqjen e një përqindje të caktuar nga Trusti.
Para dy vitesh ishte lejuar tërheqja e menjëhershme dhe e parakohshme e 10% të kursimeve pensionale. Sipas të dhënave, asokohe ishin tërhequr mbi 198 milionë euro nga 427,371 kontribues./FolDrejt/