Në Kuvendin e Republikës së Kosovës sot pritet të vazhdojë seanca plenare, me pikat e mbetura të rendit të ditës, shkruan Fol Drejt.
Sië e dini dy projektligje, ai për përcaktimin e çmimit tavan për produktet elementare dhe projektligji për mbështetjen e punëve publike, nuk kaluan në kuvend, për shkak të mungesës së kuorumit.
Në të dy këto projektligje kishin marrë pjesë jo më shumë se 58 deputetë, ndonëse të pranishëm në sallë ishin 70 deputetë.
Ndërsa, kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca bëri të ditur se seanca do të vazhdojë sot nga ora 10:00.