Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të vazhdojnë seancat plenare, ndërsa pika më e nxehtë mbetet çështja e mosliberalizimit të vizave, shkruan Fol Drejt.
Seancat pritet të fillojnë nga ora 13:00. Në rend dite janë shtatë pikat e papërfunduara nga 21 korriku dhe dy pikat e seancave të 28 e 29 korrikut. Po ashtu, në rend dite do të jetë edhe votimi i propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve.
Ky pritet të jetë rendi i ditës:
I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 21 korrik 2022:
10. Votimi i propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve,
11. Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021,
12. Shqyrtimi i raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT për vitin 2021,
13. Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës,
14. Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”,
15. Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,
16. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.
II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 28 dhe 29 korrik 2022:
9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,
12. Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për 2021. /FolDrejt/