Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriut më 9 tetor njoftoi për 18 persona të vdekur me COVID-19, si dhe 386 të tjerë të infektuar. Sipas raportit, nëntë persona e kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërsa për nëntë të tjerë thuhet se ka vdekur më herët, por pa saktësuar datën e vdekjes.
Nga numri i përgjithshëm i viktimave, 11 janë nga Shkupi ndërsa të tjerët nga Tetova, Ohri, Prilepi, Shtipi dhe Kavadari. Numri i viktimave tani ka arritur në 6,817, shumica prej tyre janë nga Shkupi, ndërsa qytetet tjera që kanë numër të madh të viktimave janë Tetova, Kumanova, Gostivari, Shtipi, Ohrit dhe Prilepi.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 3,984 persona të shëruar, që paraqet shifrën më të lartë që është raportuar për një ditë që nga paraqitja e pandemisë. Të shëruarit janë të periudhave të mëhershme, por që nuk janë paraqitur më kohë si të shëruar nga institucionet përkatëse shëndetësore. Raporton Topchannel.com percjell Foldrejt