Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, sot është i ftuar për të marrë pjesë në një mbledhje të një komisioni parlamentar, shkruan Fol Drejt.
Më saktësisht, ministri Aliu pritet të marr pjesë në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.
Sipas njoftimit zyrtar, ai është ftuar lidhur me diskutimin që do të bëhet për kërkesën/peticionin e pesë grave-zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor nga ky autoritet.
Mbledhja pritet të fillojë nga ora 10:00./FolDrejt/