Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se sot rreth orës 15:00 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pritet të mbajnë konferencë për media, ku do të kuptohet më qartë për marrëveshjen e shumëpërfolur Kosovë – Danimarkë, transmeton Fol Drejt.
Sipas njoftimit zyrtar, konferenca mbahet “pas nënshkrimit të një letër-qëllimi me homologët nga Mbretëria e Danimarkës, si dhe një deklarate të përbashkët si zotim i të dy qeverive.”
Do të ketë edhe një ceremoni të nënshkrimit.
Sipas deklarimeve të mëhershme, Kosova nga kjo marrëveshje do t’i përfitojë 210 milionë euro, ndërsa e ka për obligim lëshimin me qira të 300 qelive, për të burgosurit e Danimarkës./FolDrejt/