Parlamenti Evropian (PE), do të diskutojë rreth sulmit ndaj autoriteteve të rendit në Kosovë, shkruan Fol Drejt.
PE veç që do të diskutojë lidhur me sulmin terrorist më 24 shtator ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, pritet ta miratojë edhe një rezolutë.
Sipas njoftimit, bëhet e ditur se debati për Kosovën pritet të nisë pas orës 15:00.
“Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, shkroi së voni eurodeputeti Tonino Picula, njëri ndër iniciatorët e debatit në një postim në X. Ai dënoi agresionin e fundit të një bande të armatosur terroriste kundër policëve të Kosovës.
Më 24 shtator një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke e lënë të vrarë policin Afrim Bunjaku, e në kundërpërgjigje, njësitë speciale të policisë, vranë tre terroristë dhe arrestuan 8 prej tyre. Ndërkohë pjesa më e madhe e grupit, ia doli të ikte në Serbi./FolDrejt/
At our request, the EP will adopt a resolution on Kosovo and Serbia at Oct II plenary.
We condemn recent aggression by an armed terrorist gang against Kosovo Police officers.
All facts about the attack need to be established.
The responsible perpetrators must face justice. pic.twitter.com/cVv4AxI3os
— S&D Group (@TheProgressives) October 2, 2023