Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me rastin e 150 vjetorit të lindjes së poetit Asdreni, organizon koncertin artistin “Na flet Asdreni”, transmeton Fol Drejt.
“SOT (e hënë), me datën 11.04.2022 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, duke filluar nga ora 20:00 do të mbahet koncerti artistik “Na flet Asdreni”, me rastin e 150 vjetorit të lindjes së poetit, publicistit dhe veprimtarit shqiptar, Asdreni” – thuhet në njoftimin zyrtar.
Po ashtu, bëhet e ditur se ky aktivitet është në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë./FolDrejt/