Sot në kabinetin e ministrit, do të nënshkruhet memorandum mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Universitetit të Prishtinës (UP), i cili ka për qëllim konsultimin dhe hartimin e dokumentit narrativ mbi memorializimin e fëmijëve të vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.
Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet duke filluar në orën 10:00, përcjell Fol Drejt.
Memorandumi do të nënshkruhet nga Ministri Hajrulla Çeku dhe Rektori Qerim Qerimi./FolDrejt/