Sot edhe zyrtarisht ka nisur viti i ri shkollor në Kosovë.
Këtë vit për dallim nga vitet paraprake Ministria e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit ka ndryshuar procedurën e pajisjes me libra, ku më nuk do t’i dhurojë ato falas, por do t’ua kompensojë pasi t’i blejnë prindërit, përcjell Fol Drejt.
Ky vendim i MASHTI-it është kundërshtua nga sindikalistët, të cilët e quajtën këtë si një “eksperiment të gabuar”.
Megjithatë prindërit edhe pse me shumë peripeci përmes platformës E-Kosova kanë arritur që për librat që ua kanë blerë fëmijëve të tyre, të aplikojnë për subvencionim të tyre./FolDrejt/