Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se sot do të organizohet Panairi i Rinisë.
Kjo ngjarje do të organizohet në bashkëpunim me UNICEF-in në Kosovë, përcjell Fol Drejt.
Ngjarja pritet të fillojë në orën 11:00 dhe të përfundojë në orën 15:00.
Panairi do të jetë i hapur në Pallatin e Rinisë (përballë Sallës së Kuqe) në Prishtinë.
Pjesë e këtij organizimi do të jetë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Më poshtë ju sjellim agjendën e këtij organizimi./FolDrejt/