Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë pritet të paditen sot nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.
E tërë kjo për shkak të pretendimeve se detyrimet për kontratën kolektive iu janë hedhur komunave si barrë, me pa të drejt.
Sipas Sazan Ibrahimit, Drejtor Ekzekutiv i AKK, komunat janë dëmtuar mbi 35 milionë euro. Kjo ka ardhur si rrjedhojë kur niveli qendror kishte nënshkruar kontratë kolektive, ndërsa barra financiare iu kishte lënë komunave./FolDrejt/