Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deri më 29 qershor do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Lajçak gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me të cilin ka thënë se kanë diskutuar për çështjen e dialogut me Serbinë.
Ndërsa, nga Zyra e BE-së në Prishtinë kanë konfirmuar se emisari Lajcak do të takohet edhe me liderët e partive kryesore opozitare.
Së fundmi vendet e Bashkimit Evropian kanë pranuar që të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, t’i zgjatet mandati edhe për 18 muaj. /Telegrafi/