Inxhinieri gjerman Karl Benz në 29 janar 1886 prezanton mjetin e tij të parë motorik te Zyra Federale e lejes së qarkullimit në landin Baden. Patenta e tij kishte numrin serik 37435, shkruan foldrejt.com.
Mjeti motorik kishte tre rrota dhe një pajisje të vogël elektronike. Në fakt, Benz këtë mjet motorik e kishte shpikur prej 1879, por duhej një periudhë e gjatë derisa të përfundonin lejet burokratike.
Kjo do ishte pikënësija e zbulimit të veturave më të njohura të planetit Mercedes, pasi në 1888 Benz dhe Gottlieb Daimler do shpiknin automjetin me katër rrota.
Udhëtimi i parë me Mercedes do kryhej nga bashkëshortja Bertha Benz me djemtë e saj – duke filluar nga Mannheim në Bruchsal drejt Pforzheim dhe u kthyen nga e njëjta rrugë./Foldrejt.com