Më 18 prill 1590, plot 430 vite Ahmeti i Parë, sulltani i 14-të i Perandorisë Osmane- Devleti Alije do të jepte urdhrin për ndërtimin e një xhamie në Stamboll. E njohur gjithashtu si “Xhamia Blu”, për shkak të ngjyrës dominuese të ngjyrosjes së pllakave që dekorojnë ambientin e brendshëm mbi 20,000 të tilla, Xhamia e Sulltan Ahmetit është një nga mrekullitë e botës islame. Komisionuar nga Sulltan Ahmet I, kur ai ishte vetëm 19 vjeç, kjo xhami u ndërtua midis viteve 1609 dhe 1616.


Xhamia e Sulltan Ahmetit është një triumf i mirëfilltë i arkitekturës. Që nga minaretë e deri te kupolat, punë mahnitëse e pllakave qeramike e deri te mermeri i mihrabit, kjo xhami është një mrekulli e vërtetë. Xhamia me gjashtë minare, e projektuar në Perandorin Osmane si Xhamia e Sulltan Ahmedit e plotësuar me komplekse sociale ka një vend të veçantë në histori edhe për vetë faktin, se është e vetmja në Stamboll, që ka 6 minare.


Xhamia Blu u ndërtua gjatë mbretërimit të Ahmed të Parë, xhamia perandorake u ndërtua nga Sedefqar Mehmed Aga. Është emëruar sipas mbretit të kohës, Sulltan Ahmedit. Arkitekti Sedefqar Mehmet Aga ishte një student i Mimar Sinanit, arkitekti më i madh i arkitekturës klasike turke. Pas vdekjes së tij, mori pishtarin nga mjeshtri i tij për të vazhduar një punë titanike. Ai zbatoi një plan të përdorur më parë nga mjeshtri i tij, arkitekt Sinani, por në një shkallë më të madhe. Ndërtimi filloi në vitin 1609 dhe përfundoi më 9 qershor 1617. Sadefqar Mehmet Aga ka qenë me origjinë nga Elbasani dhe ështu autor i shumë veprave të tjera arkitektonike me vlera të mëdha qytetare, rreth 40 të tilla, ku përfshihen disa edhe në Elbasan. Mes zbukurimeve të brendshme të Xhamisë Blu përfshihen edhe vargje nga Kurani Madhështor të shkruara nga Seid Gubari, i mirënjohur si kaligrafi më i mirë i asaj periudhe të shkëlqyer për Perandorinë Osmane. Xhamia e Sulltan Ahmedit është pika qendrore për vizitorët, turistët vendas dhe të huaj, së bashku me objektet, ndërtesat e shumta monumentale dhe muzetë në afërsi. Madje ajo është vizituar nga dy papë të Vatikanit, ku i fundit ka qenë Papa Benedikti.