Një ndër fatkeqësitë më të mëdha që kaploi popullin shqiptar në Shqipëri dhe ish Jugosllavi gjatë shekullit që lamë pas, ishte sistemi komunist dhe lufta kundër vlerave fetare dhe lirive themelore të njeriut, shkruan foldrejt.com.
Mijëra persona u burgosën vetëm pse kishin libra fetarë në shtëpi, kurse çdo ceremoni fetare ndaloi dhe dënohej deri në burgim të përjetshëm.
Konkretisht me 6 shkurt të vitit 1967, diktatori komunist, Enver Hoxha mbajti fjalimin ”Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit”, me të cilin filloi lufta kundër ”ideologjisë fetare” e ”zakoneve prapanike”, që shkaktoi persekutimin e të tmerrshëm kundër komuniteteve fetare, e më vonë solli deri te shpallja, me ligj, e Shqipërisë si vend i parë dhe i vetëm ateist në historinë botërore.
Fatmirësisht, kjo dështoi, pasi sot, në mes të Tiranës, po ndërtohet Xhamia e Namazgjasë, më e madhe në Ballkan!
Poashtu, pak për lexuesin e foldrejt.com, kujtojmë një poezi të imamit Hafiz Ali Korça, i cili gjithashtu shkruajti një libër për rrezikun e komunizmit në Shqipëri – gjatë viteve 30-ta të shekullit të kaluar.
Bolshevizma s’pajton kurrë
Me dinin e Muhamedit
Çelët do ta kenë luftën
Gjer në ditën e Kijametit, shkruante i madhi Hafiz Ali Korça (1873-1957).