Në 25 shkurt 1964 një yll i ri sportiv do pushtonte botën. Muhamed Ali fitoi me nokaut në raundin e shtatë bashkëkombasin e tij Sonny Liston, shkruan foldrejt.com. 22 vjeçari i atëhershmë nga Louisville u shpall kampion, vetëm pak kohë përpara se të fitonte medaljen olimpike në 1960.
Muhamed Ali do pushtonte ringun e boksit për 15 vite të ardhshme, duke thyer të gjitha rekordet. Përveç boksit, ai shpesh do llogaritej si sportisti më i madh i të gjitha kohërave, duke u quajtur edhe sot e kësaj dite “The Greatest of All Time”.
Fjalimet e tij, inspirimet, devotshmëria, angazhimi për të shpëtuar shumë të burgosur amerikanë nga shtetet arabe, e bëjnë atë ndër figurat më të njohura të shekullit XX./Foldrejt.com