Sot po përkujtohet Presidenti Ibrahim Rugova. Krerë të shtetit, ish bashkëpunëtorë dhe qytetarë, kanë kujtuar momente të takimit me të, duke ia veçuar “urtinë” si tipar të tij, shkruan Fol Drjet.
Megjithatë, gazetari Labinot Balaj në kuadër të kësaj “histerie” përkujtimesh, detekton mungesën e sinqeritetit te shumica prej tyre.
“Kur flasin sot për të ish-shpurat e Rugovës, me saktë kur e ngritin atë në piedestal, ata nuk e bëjnë këtë homazh të shtyrë nga motive të fisme. Përkundrazi, mëtojnë ta ushqejnë mitin për të (Rugovën), me qellim të përfitojnë personalisht duke u krekos se kanë qenë e janë dishepuj besnik të tij” – ka shkruar ndër të tjera Balaj.
Më tej ai ka konkluduar se “s’ka te atillë që besojnë në atë se çfarë e thonë për Rugovën!”
Përndryshe, Ibrahim Rugova, kritik dhe studiues i letërsisë, më vonë edhe prijës i njërës prej lëvizjeve politike të themeluara në vitet 90’ – Lidhjes Demokratike të Kosovës, vdiq para 17 vitesh, në po këtë datë./FolDrejt/