Çmimi Nobel për Paqe 2022 iu dha bashkërisht tre fituesve nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia për përpjekjet e tyre për të dokumentuar krimet e luftës dhe abuzimet e të drejtave të njeriut, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Ata sot edhe zyrtarisht kanë pranuar çmimin më prestigjioz ndërkombëtar.
Por kush janë saktësisht fituesit?
Ales Bialiatski, një aktivist i burgosur nga Bjellorusia, luftoi kundër abuzimeve nga Bashkimi Sovjetik. Ai u burgos dy vjet më parë, gjë që mbështetësit e tij thonë se u bë për t’i mbyllur gojën pasi kritikoi presidentin Aleksandër Lukashenko.
Organizata ruse “Memorial” regjistron shkelje të të drejtave të njeriut dhe shkelje të të drejtave në Rusi. Kremlini urdhëroi mbylljen e organizatës vitin e kaluar.
Grupi i Qendrës së Ukrainës për Liritë Civile promovon të drejtat e njeriut dhe lufton kundër korrupsionit në Ukrainë. Që nga pushtimi rus, puna e tyre është fokusuar në dokumentimin e krimeve të luftës kundër ukrainasve. /FolDrejt/