Sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe interval me diell, ndërkohë që vranësirat gjatë ditës do të sjellin edhe reshje të shiut.
Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sasitë e reshjeve më të fokusuara parashihen ne veri dhe perëndim të Dukagjini, deri sa pjesët tjera parashihen të kenë sasi më të pakta të reshjeve, transmeton Fol Drejt.
Kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte që në zona të kufizuar të ketë mundësi për reshje breshëri.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë, mesatare dhe lokalisht e fortë, nga drejtimi i veriperëndimit./FolDrejt/