Sot pritet të lansohet Strategjia e Arsimit 2022 – 2026, shkruan Fol Drejt.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot organizon ceremoninë e lansimit të Strategjisë së Arsimit 2022-2026.
Sipas njoftimit zyrtar, në ceremoni pritet të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ambasadorë të shteteve të ndryshme në Kosovë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare e vendore./FolDrejt/