Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet ta mbaj sot mbledhjen e radhës.
Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja pritet t’i fillojë punimet nga ora 11:00, transmeton Fol Drejt.
Në plan është, përgatitja për seancën e radhës plenare.
Ky pritet të jetë rendi i ditës së kësaj mbledhjeje:
I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar,
5. Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.14/62 datë 23.02.2022, për vazhdimin e masave emergjente në furnizimin e energjisë,
6. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidateve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave,
7. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës nga komunitetet joshqiptare.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave
Vendi: C301
Koha: 11:00 /FolDrejt/