Sot, pritet të mbahet takimi me temë: Vlerësimi i gjendjes aktuale të komunitetit turk në Kosovë; njofton Zyra për Komunikim Publik, e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Takimin pritet ta udhëheq Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi.
Ky takim, pritet t’i fillojë punimet në orën 12:00 dhe do të mbahet në ambientet e ndërtesës së qeverisë./FolDrejt/