Dje krerët më të lartë të Kosovës dhe ata të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), kanë nënshkruar në Washington Programin e ri Kompakt, i cili pritet të forcojë pavarësinë energjetike të Kosovës dhe në të njëjtën kohë t’i kursejë shtetit miliona euro në vit, transmeton Fol Drejt.
Pikërisht kjo marrëveshje pritet që sot të ratifikohet edhe në Kuvendin e Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, kuvendi do të mblidhet prej orës 10:00 në seancë të re plenare dhe përkundër se tashmë rendi i ditës është përcaktuar, mund të ndryshohet me propozimin e deputetëve para se i njëjti të miratohet.