Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhjen e radhës, ku ndër të tjera pritet të shqyrtohen edhe propozimet për Guvernator të Bankës Qendrore, shkruan Fol Drejt.
Në rend të ditës poashtu pritet të jetë edhe Miratimi i planit të performacës të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2023.
“Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mbajtura të Komisionit më datë: 13 dhe 27 shkurt, si dhe me 13 dhe 14 mars 2023;
3. Miratimi i planit të performacës të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2023;
4. Shqyrtimi i Propozimeve për Guvernator të Bankës Qendrore;
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt Am Main (“KFW”) për Projektin “Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit;
6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës;
7. Të ndryshme.