Sot pritet të vazhdojnë punimet e seancës së kaluar plenare, ndërsa në rend dite është edhe Projekt-Kodi Civil, transmeton Fol Drejt.
Ndryshimet që ky Projekt-Kod i parasheh te pika e martesës, kanë zgjuar debate të ashpra në opinionin publik.
Sipas atyre ndryshimeve, nëse ato votohen, në Kosovë do të kenë të drejtë të martohen edhe personat e gjinisë së njëjtë.
Por këto ndryshime Besart Krasniqi, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka bërë thirrje që të mos votohen.
“Ky ligj është kundër të ardhmes tonë, e kundër fëmijëve tonë, e kundër të ardhmes së kombit tonë. Dijeni se keni përgjegjësi para Zotit, por edhe para votuesve tuaj” – ka shkruar Krasniqi.
Ky është postimi i tij i plotë: