Kuvendi i Gjilanit sot do të mbajë seancë, ku do të zgjedhet kryesuesi i ri i Kuvendit.
Në këtë seancë po ashtu do të bëhet konstatimi i prezencës dhe betimi i anëtarëve të rinj, njofton Klankosova.tv.
Propozim-vendimet për caktimin e numrit të anëtarëve të Komiteteve obligative dhe Komiteteve tjera, themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës për vitin 2022, si dhe miratimi i orarit të mbledhjeve do të jenë pikat e tjera të ditës në Kuvend.