Sot është paralajmëruar një protestë në Gjakovë për të shprehur kundërshtimin ndaj dhunës që u ushtrua para disa ditësh ndaj një të moshuare në Pejë, shkruan Fol Drejt.
Siç u mësua nga raportimet në media, disa infermiere nga shtëpia e të moshuarve “Orenda”, ushtruan dhunë fizike ndaj një pacienteje të shtyrë në moshë.
Protesta është organizuar nga Shoqata Krimet e Luftës Gjakova ’98-99 dhe Bashkimi i femrave gjakovar.
Protesta do të fillojë nga ora 12:00, në lapidarin “Shokët e Lirisë”.
Siç është raportuar, tri infermiereve të arrestuara dje iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh./FolDrejt/