Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkarkuar ministrin e Ministrisë së Brendshme të Kosovës, Agim Veliun, ku më pastaj kanë ardhur reagime të shumta.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar dje se LDK’ja do të iniciojë mocionin e votëbesimit në Kuvend, për të rrëzuar Qeverinë Kurti. E këto probleme politikë me së pakti na duhen në ketë kohë epidemie, shkruan Foldrejt.com
Ndërsa qytetarët e Kosovës e kanë gjetur mënyrën për ti shprehur pakënaqësitë e koalicionit LDK-VV, të gjithë qytetarët do të protestojnë në mënyre paqësorë sonte në orën 20:00 duke bërë zhurmë në gjithë vendin kundër pakënaqësive së këtij koalicioni dhe zhvillimeve të fundit politike..
Qytetaret do dalin në ballkonet e shtëpive të tyre duke bërë zhurmë me tenxhere e tigan./Foldrejt.com/