Lufta Rusi – Ukrainë mbetet një ndër pikat e para të samitit, ndërsa do të flitet edhe për politikat e zgjerimit, sfidat e emigracionit, lufta ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar etj. Tirana, me një fjalë, sot do të shndërrohet në kryeqytetin e Bashkimit Evropian, shkruan Fol Drejt.
Vetë Kryeministri Edi Rama tha se takimi njëditor është tregues i interesit gjeostrategjik që Evropa ka ndaj rajonit.
Sulmet kibernetike, përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vendeve të BE-së;
Pasojat e agresionit rus në Ukrainë;
Intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit;
Shtimi i ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja;
Sfidat e emigracionit, lufta ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar;
Shtimi i bashkëpunimit në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike; efektet negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor;
Heqja e “Roaming” me vendet e Ballkanit Perëndimor./FolDrejt/