Sot serbët festojnë Vidovdani, që lidhet me përkujtimin e Betejës së Kosovës, të cilën ata e shohin si një fitore të tyre.
Në Graçanicë sot do të mbahet liturgji për nder të kësaj feste, andaj policia ka bllokuar disa rrugë, në mënyrë që kjo fetë të zhvillohet pa incidente, njofton Klankosova.tv
Policia më herët ka dalë me planin e saj operativ, ku njoftoi se gjatë zhvillimit të festës do të ketë ndërprerje të përkohshme të rrugëve, andaj këshillon që të përdoren rrugë alternative për qarkullim.