Pas situatës së krijuar dje, me largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës, sot do të organizohet protestë në veri të Kosovës.
Kjo protestë e organizuar nga Lista Serbe, është planifikuar të mbahet nga ora 12:00, transmeton Fol Drejt.
Siç ka bërë me dije drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Famir Sheholli, për klankosovën, në proteste do të shtrohen tri kërkesa.
““Tash nesër (sot) është një protestë masive në veri. Ata do t’i kenë tri kërkesa; Kërkesa për të anuluar vendimin për targa, kërkesa për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe kërkojnë që një marrëveshje që e quajnë atë të Brukselit për vendosjen e një komandanti serb në veri, me miratimin e katër komunave serbe”, ka deklaruar Sheholli./FolDrejt/