Sot janë bërë 25 që nga rënia heroike e heroit Adrian Krasniqi.
I lindur më 11 tetor 1972, Adrian Krasniqi është luftëtari i parë i rënë me uniformë të UÇK-së.
Krasniqi ishte student i Fakultetit Ekonomik të UP-së dhe njëra nga celulat e para të UÇK-së me gradën e komandantit të logjistikës në nivel të SHP të UÇK-së.
Ai ra heroikisht gjatë një sulmi ndaj UÇK-së në stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, afër Pejës.
Për nder të tij, sot pritet organizimi i homazheve, me fillim prej orës 10:00, në Kliqinë të Pejës, për t’u shoqëruar me një marsh, ndërkohë rreth orës 13:30, do të organizohen homazhe pranë shtatores së tij në Pejë./FolDrejt/