Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se do ta shënoj “4 Prillin, Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Ndërgjegjësim ndaj Minave”, transmeton Fol Drejt.
Një ceremoni e cila pritet të mbahet në Parkun e Lirisë në Ferizaj nga ora 11 e 30.
“Në këtë ngjarje do të jetë i pranishëm edhe Ministri i Mbrojtës Armend Mehaj, përfaqësues nga komanda e FSK-së, përfaqësues të organizatave tjera të deminimit në Kosovë si dhe një ekip i EOD-së nga KFOR-i” – thuhet në njoftimin zyrtar./FolDrejt/