70 vjet më parë Parlamenti Evropian nisi punimet për herë të parë dhe që nga atëherë ka synuar të jetë zë i të gjithë qytetarëve të Evropës, megjithë sfidat që e kanë përcjellur dhe po e përcjellin në vazhdimësi, shkruan Fol Drejt.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Parlamenti Evropian ka paralajmëruar se për nder të këtij përvjetori do të organizojë një ceremoni solemne, ku eurodeputetët do të shënojnë krijimin e Asamblesë së Përbashkët të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut në vitin 1952. /FolDrejt/
MEPs will mark the creation of the Common Assembly of the European Coal and Steel Community in 1952, with a ceremony this morning. Follow it live from 11.30am CET: https://t.co/BR0ZRcMWHN pic.twitter.com/op4brM2Ehg
— European Parliament (@Europarl_EN) November 22, 2022