Sot, do të organizohet shfaqja e filmit “Në kërkim të Venerës”.
Kështu ka njoftuar Ministria e Drejtësisë, e cila në bashkëpunim me atë të Kulturës, kanë bërë organizimin e kësaj shfaqjeje në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Shfaqja e filmit do të nisë me fillim nga ora 20:00, në kino “Armata”./FolDrejt/