Sot pritet të shpallet kryeministri i ri i Britanisë së Madhe. Beteja për karrigen e liderit në vend po zhvillohet mes ish-ministres së jashtme, Liz Truss dhe ish-ministrit të financave, Rishi Sunak.
Sondazhet në vend flasin se Truss ka avantazh të madh ndaj Sunak dhe se ajo pritet të jetë kryeministrja e ardhshme e vendit.
BBC raporton se rreth drekës, me orën lokale të vendit do të shpallet emri i kryeministrit. Ndërsa thuhet se Rishi Dunak ka humbur bindshëm ndaj Liz Truss, të cilën e krahasojnë me gruan e hekurt, Margaret Theçer e cila ka shkruar histori në politikën botërore.
Ish-ministrja e jashtme është zotuar se do të ulë taksat në mënyrë që qytetarët të kenë me pak detyrime ndaj shtetit për të paguar, shkruan BBC. Ndërsa Sunak, ka përsëritur qasjen e tij për ofrimin e mbështetjes së synuar për njerëzit me të ardhura më të ulëta dhe pensionistëve.
Avanatazhi dhe me shumë gjasa fitorja e Truss vjen si pasojë e planit të saj për menaxhimin e krizës energjetike.
Kujtojmë se Boris Johnos dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, pas një sërë skandalesh në qeverinë e tij dhe kërkesës së vazhdueshme të zyrtarëve të Partisë Konservatore për të dhënë dorëheqjen më datë 7 korrik.
Dorëheqja e Boris Johnson erdhi pas një sërë thirrjesh për dorëheqje nga kabineti i tij.
Boris Johnson la pas një sërë skandalesh të regjistruara prej tij dhe një klime të trazuar politike të shkaktuar nga lëvizja Brexit, pandemia dhe së fundmi rënia ekonomike./abcnews.al/