Kryeministrja e re e Francës do të jetë Elizabeth Born, e cila së fundmi u shfaq në publik për herë të parë që nga emërimi i saj në atë detyrë të hënën.
Përbërja e qeverisë së re të presidentit francez Emanuel Macron do të shpallet sot pasdite, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Mbledhja e parë e qeverisë është caktuar për të hënën, njoftoi presidenca franceze mëngjesin e sotëm./FolDrejt/