Shkup, 8 mars -Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare lokale dhe me erë të dobët nga drejtimi jugor.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus një deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri në 24 gradë Celsius.
Në Shkup moti i ngjashëm, me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 22 gradë Celsius.
Në ditët në vijim, moti do të jetë stabil dhe i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare. Temperatura maksimale do të jetë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit dhe në shumë vende do të tejkalojnë 20 gradë. Nën ndikimin e valës së lagësht të ajrit dhe më të ftohtë të hënën në orët e mbrëmjes do të jetë ndryshimi i motit. Në disa vende do të ketë reshje të shiut, ndërsa në male borë dhe do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar. reshjet do të vazhdojnë edhe të martën, ndërsa temperatura do të jetë në ulje të konsiderueshme.