Sot do të varrosen tre terroristët serbë, Igor Milenkoviq, Bojan Mijailoviq dhe Stefan Nedeljkoviq, të cilët u vranë nga Policia e Kosovës më 24 shtator në Banjskë.
Përndryshe, trupat e tyre, familjarët i kanë marrë dje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku është kryer autopsia, raporton portali serb Kosovo Online.
Në Banjskë ka mbetur i vrarë edhe pjesëtari i Policisë së Kosovës, tashmë heroi Afrim Bunjaku.