Vdekja e papritur e Arlind Gjikollit ka tronditur jo vetëm familjarët, por edhe kolegët dhe miqtë e shumtë, shkruan Fol Drejt.
Ai ndërroi jetë të hënën më 5 dhjetor në moshën 41 vjeçare.
Së fundi ishte drejtor menaxhues i Telegrafit.
Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, e martë në orën 15:00 në varrezat e qytetit të Pejës. Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit, rruga “Mbretëresha Teutë”, numër 89./FolDrejt/