Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pritet të takohen sot në Bruksel.
Në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, kësaj radhe në tavolinën e diskutimeve pritet të jenë dy çështje të nxehta: ajo e personave të pagjetur dhe çështja e targave, transmeton Fol Drejt.
Siç e dimë, takimi i fundit në nivel të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi ka qenë më 16 nëntor të vitit 2021.
Në këtë të sotmin, sipas deklaratave të zyrtarëve serbë, në tryezë të diskutimeve pritet të lansohet edhe çështja e zgjedhjeve në Serbi.
Pala serbe ka pretendime që zgjedhjet e parakohshme parlamentare, t’i organizojë edhe brenda territorit të Kosovës.
Në anën tjetër, zyrtarët kosovarë nuk i kanë komentuar këto pretendime, mirëpo /FolDrejt/