Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e filluar të martën, pritet të vijoj sot nga ora 12:00.
Në qendër të vëmendjes pritet të jetë miratimi i Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike.
Veç këtij, në pritje mbetet edhe Projektligji për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, u detyrua t’i mbyllte punimet e seancës, për mungesë kuorumi./FolDrejt/