Në Gjykatën Speciale në Hagë po vijon gjykimi ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), shkruan Fol Drejt.
Sot seanca ndaj tyre po vijon me deklaratat hyrëse nga ekipet mbrojtëse të të akuzuarve.
Ditën e djeshme u dëgjuan Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe mbrojtësi i viktimave, ndërsa sot do të dëgjohen secili nga katër ekipet e mbrojtjes.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen me katër krime të pretenduara lufte dhe gjashtë kundër njerëzimit, ku përfshihen përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.
Ata u deklaruan të pafajshëm dje./FolDrejt/