Sipas njoftimit zyrtar të lëshuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), sot do ta vizitojë Kosovën Ministrja e Kulturës e Greqisë, shkruan Fol Drejt.
“Ju njoftojmë se SOT (12 tetor 2022), në Kosovë do të qëndrojë për vizitë zyrtare Ministrja e Kulturës dhe Sportit të Greqisë, Lina Mendoni.
Në ora 13:00, Ministrja Mendoni do të takohet me Ministrin Hajrulla Çeku, në kabinetin e ministrit” – thuhet në njoftimin zyrtar.
Pas takimit, pritet të ketë edhe konferencë për media./FolDrejt/