Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot pritet të mbajë mot i ngjashëm me ditët e kaluara, vetëm se parashihen më shumë vranësira, transmeton Fol Drejt.
IHK paralajmëron se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.
Sa i përket parametrit të erës, do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes, e lehtë deri mesatare. /FolDrejt/